Aktivitete

Njoftim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër, ditë e premte, me dt.20.03.2020, do të bllokohet rruga prej te ura e parë në f.Hotël, e deri tek ura e tretë në hyrje të f.Mateç (gjegjësisht bllokohet rruga nga f.Likovë e deri në f.Mateç).

Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri të urave të ndërtuara nga Komuna e Likovës.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 10:00 deri 15:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Njoftim

– Njoftim,

– Të nderuar banorë të Komunës së Likovës dhe më gjërë, duke e ditur se Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi që nga fillimi i mandatit ka sjellur vendim që çdo ditë e enjte e secilës javë pranon banorët për të ndëgjuar dhe koordinuar nevojat e tyre, udhëzimet si dhe sugjerimet e tyre, andaj ju njoftojmë se takimet do të anulohet deri në stabilizimin e gjendjes në shtet në bazë të rekomandimeve të qeverisë së RMV-ut.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Informim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër, ditë e mërkurë, me dt.18.03.2020, do të bllokohet rruga prej te ura në f.Mateç, ura afër Xhamisë së fshatit Mateç e deri tek rruga që lidhet me fshatin Vishticë, apo qendra e fshatit. Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri me gjatësi prej 400 metra.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 08:00 deri 18:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Informim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër me dt.06.03.2020, ditë e premte, do të bllokohet rruga që nga kafja Relax në hymje të f.Mateç e deri tek ura afër Xhamisë së fshatit Mateç. Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri me gjatësi prej 900 metra gjatësi.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 09:00 deri 17:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Informim

Të nderuar banorë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër me dt.05.02.2020, ditë e mërkurë, fshatrat si: Opaja, Likova dhe Hotla nuk do të kenë furnizim të rrymës elektrike nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Ky lajmërim bëhet me shkresë nga EVN- Kumanovë.

Punohet fort në rregullimin e SH.F.K. “Kultura” në f.Mateç (Foto)

– “Sot Komunën e Likovës e vizitoj drejtori i byros për zhvillim rajonal, z.Ramiz Rexhepi, edhe atë punimet që janë kryer te SHFK ,,Kultura,, f. Mateç:

– Vendosja e rrethojës së shkollës në tërësi të hapësirës së shkollës,

– Vendosja e rrethojës dhe ndriçimi i terenit të hapur sportiv multi funksional,

– Rregullimi oborrit dhe parkut,

– Ndrrimi dyerve në hyrje të shkollës dhe bekatonizimi,

-Vendosja e ulesve ne oborrin e shkolles

– Krijimi i kushteve adekuate për zhvillimin e procesit arsimor, investimi në arsim janë garancë e sigurtë, se e ardhmja jonë do të jet më e begat në të githa sferat jetësore në të ardhmen.

– Investimet në arsim gjatë këtij viti dhe vitin që vjen nuk do të ndalen dhe do prekin çdo shkollë në territorin e komunës sonë .