Aktivitete

U festua 7 marsi në SH.F. në Nikushtak

Të nderuar qytetarë,

Sot patëm nderin që me zv.ministrin e Arsimit dhe Shkencës, të festojmë së bashku ditën e madhe të 7 marsit në f.Nikushtak, ku edhe nga 1 shtatori shkolla tash më do vazhdoj si subjekt i vetëm – mevetesishem, edhe atë si Shkolla Fillore Komunale “5 Tetori” f. Nikushtak, në kuadër të së cilës si shkollë periferike do të jetë edhe e fshatit Ropalcë.

Urime,

Sinqerisht, Kryetari, m-r Erkan Arifi.

28577611_1934060910243316_7565586052144333278_n 28661277_1934064213576319_1186417263692773618_n 28721606_1727584253929934_271095736_n

Diese beschäftigt sich mit marken und ihren verkaufsorten, dauert 15 abstract schreiben bachelorarbeit beispiel minuten und es können amazon-gutscheine gewonnen werden

UNDP dhe kryetari z.Arifi vizitojnë punimet e fazës së dytë të lumit të Likovës (Foto)

“Vizite punimeve te fazes se dyte te ndertimit te shtratit te lumit f. Likove, nga perfaqesuesit e UNDP-se dhe Kryetarit te Komunes se Likoves, m-r Erkan Arifit”

Gjate dites sotme, per vizite ishin perfaqesues te UNDP-se, te cilet u priten nga Kryetari, m-r Erkan Arifi, te cilet bashkarisht dolen edhe ne vend te ngjarjes se kryerjes se puneve te fazes se dyte te ndertimit te shtratit te lumit f. Likove.

Kryetari ne emer te te gjithe banoreve te komunes dhe ne emer te vetin personal i falemenderoi perzemersisht per mbeshtetjen dhe kontributin qe po jep UNDP-ja, ne realizimin e ketij projekti, po edhe projekteve te tjera me heret, ku njeherit i garantoi se gjithmon tek ai do jen te mireseardhur ne cdo kohe, vetem e vetem te gjithe bashke te realizojm sa me shume projekte ne te mire te banoreve te kesaj komune, pasi vertete ka nevoje.

Me respekt,

Sherbimi per informim i Komunes se Likoves.FB_IMG_1520358632610 FB_IMG_1520358636430 FB_IMG_1520358640429 FB_IMG_1520358646765 FB_IMG_1520358652724

October 28, 2015 homeworknow.com at 11 36 am you just made my day, nina

Në përfundim e sipër plani urbanistik për te penda e Gllazhnjes (Foto)

“Plani urbanistik lokal per zhvillimin e turizmit ne perfundim e siper te Penda e Gllazhnjes”

Ne perfundim e siper punimi i planit urbanistik lokal me destinim per Zhvillimin e turizmit te Penda e Gllazhnjes me siperfaqe prej 20 hektareve, me cka do te planifikohet ndertimi i hoteleve, ndertimi i restoraneve te ndryshme, ndertimi i bazeneve, ndertimi i vikend shtepizave e tjere.

Me rrespekt,

Sherbimi per informim i Komunes se Likoves.

FB_IMG_1520275342242FB_IMG_1520275338536

You see this criminal in resumes, military directives and professional college essay writers medical or lawyer documents

Pastrohet rruga deri në Hekurudhë Reçicë-Vaksincë (Foto)

,,Intervenimi me kohë nuk lejoi bllokimin e rrugës , Hekurudhë Reçicë – f.Vaksincë,,

Edhe pse gjatë ditës së djeshme, njejtë sikurse në rrugët e tjera kryesore të fshatrave fushore u intervenua, për shkak të pozitës gjeografike që ka kjo rrugë, nga erërat gjatë mbrëmjes, në mëngjes thuaj se ishte bllokuar, ku menjëher edhe banorët kërkuan intervenim.

Posa u njoftuam me gjendjen, N.K.P. ,,Pisha,, menjëher angazhoi bagerin që të largoj atë grumbull të madh të borës në rrugë, i cili i mbështetur edhe nga një makineri tjetër adekuate në pronësi të një kompanie të angazhuar nga komuna, përveç se i ndihmoi gjatë pastrimit u bë edhe sot prap edhe hedhje e krypës.

Njëherit, ju kemi informuar edhe dje se deri më tani komuna, ka intervenuar vetëm në fshatrat fushorë, ndërsa në ato malor, e kryesisht në Goshincë, nuk mund të intervenojm me makinerinë që posedojm jo vetëm ne po edhe kompanitë që janë nga këto anë, pasi pozita gjeografike e saj, kërkon maqineri specifike të cilën e posedojn vetëm kompani të mëdhaja, të cilat i angazhon Qeveria përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Deri dje nga vet banorët jemi njoftuar, se rruga është e kalueshme me automjet të llojit xhip, por sot nga gazetarët u njoftuam se tash më thuaj se është bër e pa tejkalueshme, ku ne si komunë, menjëher do të dërgojm shkresë me shkrim zyrtarisht deri te Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, që të intervenojn, ku sipas bashkëpunimit të ngusht që kemi sikurse vitet e tjera nga nesër edhe do të intervenohet edhe në fshatrat malore.

Gjithmon do të mundohemi që ti krijojm kushte çdo qytetari që ti mundësohet qarkullim edhe në këtë kohë, por besojm që na kuptoni se ndonjëher stina e dimrit edhe të pa munëson një gjë të tillë.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

FB_IMG_1519838299730 FB_IMG_1519838314253 FB_IMG_1519838318522

To accomplish this, essay online do a better job of focusing your attention every moment

Pastrohen rrugët kryesore (Foto)

“N.K.P. ,,PISHA,, ANGAZHON MAQINERINË QË KA NË DISPOZICION DHE MJETE TË TJERA TË NEVOJSHME NGA KOMPANI TË TJERA, PËR PASTRIMIN E RRUGËVE KRYESORE NGA BORA NË TERRITORIN E KOMUNËS SË LIKOVËS”

Drejtori i N.K.P ,,Pisha,, , në konsultim dhe në bashkëpunim me Kryetarin e komunës, që nga dita e djeshme, po edhe sot më intenzivisht, aktivizuan të gjithë maqinerinë që disponojn vet, po edhe të një kompanie tjetër që të intervenojn në pastrimin e rrugëve kryesore në të gjitha fshatrat fushore.

Gjatë ditës djeshme u intervenua, në fshatrat: Vishticë, Nikushtak dhe tek stacioni shëndetësor, ndërsa gjatë ditës sotme, në akset rrugore, Orizare-Sllupçan, Sllupçan-Vaksincë, Vaksincë-LLojan dhe Vaksincë-Hekurudhë Reçicë, tek çerdhja, po edhe në lokacione tjera kryesore, ku ne shumicën e rrugëve përveç se u bë pastrimi me bager, njëherit u hodh edhe krypë e nevojshme, që mos te vije deri tek paraqitja e madhe e akullit.

Njëherit ju njoftojm, se edhe tani e përcjellim nga afër situatën edhe në bazë të nevojës do të angazhohemi prap, që intervenimi të jet sa më i shpejtë që është e mundur.

Gjithmon në shërbim të qytetarëve, me të gjitha kapacitet dhe mundësitë që disponojm.

Ne fund nje apel deri tek te gjithe vozitesit qe te ken kujdes gjate vozitjes pasi kushtet atmosferike kerkojn nje gje te tille.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

FB_IMG_1519838129529 FB_IMG_1519838151406 FB_IMG_1519838156021

We closed with the all-important online school help after-hours contact information to show we were serious about getting our client coverage

Z.Arifi sot takoi drejtorët e shkollave komunale (Foto)

VAZHDOJN TAKIMET E VAZHDUESHME TË KRYETARIT TË KOMUNËS SË LIKOVËS, m-r ERKAN ARIFIT ME DREJTORËT E SHKOLLAVE FILLORE KOMUNALE DHE DREJTORIN E SHKOLLËS MESME KOMUNALE,

Gjatë ditës sotme u zhvillua takimi i rradhës i Kryetarit t Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, së bashku me administratorët e tij që mbulojn sferën e arsimit, me të gjithë drejtorët e shkollave fillore komunale dhe drejtorin e shkollës së mesme.

Ku, gjërë e gjat në përpikmëri u debatuan dhe u konsultuan të gjitha obligimet që i kan shkollat ndaj komunës dhe organeve tjera, po njëherit edhe komuna si themeluese e tyre, për punët dhe aktivitetet që i parasheh për këtë vit sa i përket zhvillimit të arsimit.

Të gjithë u dakorduan, se do të jen në bashkëpunim të ngushtë mes vete, me qëllimin e vetëm kryerjen sa më efikase, efektive dhe kualitative të të gjitha obligimeve, me çka sigurtë se nuk do të mungoj pastaj edhe rezultati.

Me rrespekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

FB_IMG_1519063463833

FB_IMG_1519063466140

FB_IMG_1519063469286

For example, during the rihanna and chris brown fiasco we sent pitches out for essay writing help penetrate this our client and landed dr

Kryetari z.Arifi sot ishte për inspektimin e punimëve në Likovë (Foto)

– Kryetari i Komunës së Likovës inspekton punimet nga afër në f.Likove

– Kryetari m-r Erkan Arifi, sot së bashku me vendasit e f.Likove dhe kabinetin e tij, i inspektuan punimet në f.Likove, të cilat punime po bëhen për ujësjellësin për të gjithë qytetarët e Komunës së Likovës. Njëherit edhe pse sot ditë e shtune, kryetari z.Arifi potencon se çdo ditë e tij do të jetë gjithmon në shërbimin e qytetarëve të kësaj komune, duke iu qëndruar afër dhe duke ia ndëgjuar hallet dhe problematikat e tyre.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.
FB_IMG_1518893479135

FB_IMG_1518893529028FB_IMG_1518893479135

Media flooded with emails will often use search terms to go through their in-boxes and find emails relating to major websites that write essays for you for free stories they are working on

Kryetari z.Arifi sot ishte në SH.F.K. “Rilindja” – Llojan (Foto)

“PËR KOMUNËN E LIKOVËS VAZHDON TË MBETET PRIORITET MBI PRIORITET INVESTIMI NË ARSIM”

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, së bashku me administratën komunale përgjegjëse për arsim, ishte për vizitë në SH.F.K. ,,Rilindja,, f.Llojan, ku nga afër prej Drejtorisë së shkollës u informua për kushtet që posedon kjo shkollë.

Kryetari, pasi që ka qenë i kyçur që më herët në implementimin dhe përgatitjen e projekteve në hollësi i dinte prioritet e kësaj shkolle, e njoftoi stafin e shkollës, se për këtë vit, janë paraparë këto investime:

– Vendosja e nxemjes qendrore e pjesës së mbetur, me çka më edhe në këtë shkolle, nxemja me dru e koftor do të merr fund,
– Ndrrimi i dritareve
– Rregullimi i nyjeve sanitare në shkollën periferike në f.Llojan dhe
– Rregullimi i oborrit të shkollës periferike në f.Llojan.

Drejtori, e njoftoi Kryetarin, se më veç këto ditë kan përfunduar punimet sa i përket nyjeve sanitare në shkollën qendrore, ku duhet theksuar se është bër intervenim i plotë si në ndrrimin e dyerve, dritareve, po edhe gjitha mjeteve të tjera të nevojshme, edhe ate me mjete financiare tërësisht nga buxheti i komunës.

Gjithëashtu, Drejtori e njoftoi Kryetarin, se jan në komunikim të vazhdueshëm me Kryqin e kuq, që shumë shpejt të filloj me punë edhe klasa që është renovuar plotësisht përmes komunës me donacion nga UNHCR-ja, e cila klasë do të shërbej si qendër ditore(3 orëshe) për fëmijët para moshës 6 vjeçare, ku njëherit edhe është bër edhe këtu rregullim i plotë i nyjeve sanitare.

Me rrespekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.
FB_IMG_1518631597106

FB_IMG_1518631599910

FB_IMG_1518631603249FB_IMG_1518631597106

Kryetari m-r Erkan Arifi takon nga afër banorët e f.Nikushtak (Foto)

Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, vazhdon me takimet e rregullta me banorë,

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, vazhdoi me takimet e rregullta me banorët, edhe ate ishte në fshatin Nikushtak, ku nga afër u njoftua lidhur me punët që janë prioritare për këtë fshat, edhe pse gjatë përgatitjes së planeve e programeve të ndryshme zhvillimore veç me dihen, por prap se prap takimi i drejtëpërdrejtë është edhe më rezultativ.

Kryetari i njoftoi nikushtakasit, se për atë fshat, për këtë vit janë paraparë të kryhen punë në rregullimin e disa rrugicave me pllaka të bekatonit, vendosjen e nxemjes qendrore në shkollën fillore, e cila më veç i ka kaluat të gjitha fazat si në komunë, po edhe në Qeveri e në Ministrinë e arsimit, që nga shtatori më do të jet si subjekt juridik në vete, edhe ate së bashku me shkollën periferike të f.Ropalcë, ku emrin do mbajë, Shkolla fillore komunale ,,5 Tetori,, f.Nikushtak, Komuna e Likovës.

Gjithëashtu, i njoftoi se gypi i ujësjellësit prej tek varrezat e fshatit Mateç do të vazhdoj përmes fshatit Vishticë e do të arrij deri në Nikushtak, e po ashtu edhe do të punohet projekt themelor për rekonstruimin e një rrugice me asfalt në brendësi të fshatit e cila aktualisht është e dëmtuar jo pak, e për vitin 2019 edhe të realizohet.

Nikushtakasit, kërkuan nga komuna që të kujdesen edhe më shumë për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, ku Kryetari i njoftoi se në këtë drejtim është ka punohet intenzivisht, por rradha i ka ra që Nikushtaki për shkak të pozitës që ka të mbetet në fund, dmth është fillu nga Llojani, Vaksinca e Sllupçani, ku më me ato fshatra intervenimi ka mbaru e do vazhdohet me rend në çdo fshat.

Takimet e këtilla të drejtëpërdrejta me banorët do të vazhdojn edhe në të ardhmen, me qëllimin e vetëm që të jemi sa më afër banoreve çdoher, e jo vetëm gjatë proceseve zgjedhore.

Me rrespekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.
FB_IMG_1518558224285
FB_IMG_1518558232202

Circle the -ly words and each use of very, and sit down with your thesaurus writing paper to https://paperovernight.com/ and replace them with power words that describe or show emotion

Komuna dhe Kryerari z.Arifi gati për investime në shkolla (Foto)

,,Synimi jonë është të sigurojm kushte sa më cilësore për zhvillimin e proçesit edukativo -arsimor në shkollat e komunës tonë,,

Me kënaqësi të veçantë, ju njoftojmë se Komuna e Likovës ka siguruar mjete financiare të mjaftueshme, për çka edhe shumë shpejtë edhe do miratohet Vendimi nga Këshilli komunal, ku duhet theksuar se janë paraparë këto punime për këtë vit:

-Instalimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore të f.Vishticë, rekonstruimi i shkollës mbrenda dhe jashtë,
– Insatlimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore të f.Ropalcë, rikonstruimi shkollës mbredna dhe jashtë ,
– Instalimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore të fshatit Nikushtak,
– Instalimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore qendrore ,,Rilindja,, (pjesa pa nxemje qendrore), ndrrimi i dritareve dhe dyerve, nyjet sanitare dhe oborri i shkollës periferike në fshatin Llojan,
– Ndërtimi i terrenit të hapur sportiv me shumë dedikime në shkollën fillore të f.Ropalcë,
– Ndërtimi i terrenit të hapur sportiv me shumë dedikime në shkollën fillore të f.Opajë,

Vlen te përmendet se për instalimin e nxemjes qendrore të shkollës fillore ,,Faik Konica,, f.Sllhpçan, mjetet janë siguruar nga Banka botërore, ku gjat pushimit veror punët do të kryen.

Nga e gjitha kjo më lartë që u tha, shikojm se do i kaloj të kaluarës më nxemja në shkollat tona me koftorë që bëjn jo pak pa pastërti, të gjitha më nxemjen do e bëjn me nxemje qendore, e gjithëashtu njejtë të kaluarës do ti takojn edhe dyshemet me dërrasa e patoze.

Të dashur mësimdhënës dhe nxënës, ju informojmë se ky është vetëm hapi i parë që po ndërmerret për përmirësimin e kushteve hapësinore në suaza të shkollave, me qëllim të përmisimit të kushteve për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.

Së bashku, do të ju mundësojm fëmijëve tanë të dashur kushte dhe hapësira më cilësore në ambientet shkollore.

Me rrespekt,

Shërbimi për informim Komuna e LikovesFB_IMG_1518374000686

Or share your best productivity tips or https://paperovernight.com hacks