Aktivitete

Vizitë në f.Hotël, punët ecin në rrugën e duhur (Foto)

– Kryetari i Komunës së Likovës inspekton punimet nga afër në f.Hotël,

– Kryetari m-r Erkan Arifi, dje së bashku me vendasit e f.Hotël dhe kabinetin e tij, i inspektuan punimet në f.Hotël, të cilat punime po bëhen për ujësjellësin për të gjithë qytetarët e Komunës së Likovës. Njëherit edhe pse dje ditë e diel, kryetari z.Arifi potencon se çdo ditë e tij do të jetë gjithmon në shërbimin e qytetarëve të kësaj komune, duke iu qëndruar afër dhe duke ia ndëgjuar hallet dhe problematikat e tyre.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

You can, however, manage pay for essay how you spend the time you possess

Projekte me vlera të mëdha, 7 milion euro investime për vitin 2018-të (Foto+Video)

Në Komunën e Likovës, në realizim e sipër janë një sërë prejektesh kapitale, që janë në interes të banorëve të Komunës së Likovës, si ujësjellësi, kanalizimi fekal, asfaltimi i rrugëve e të tjera. Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës deklaroi se për sivjet nga buxheti i Qeverisë dhe ai i Komunës së Likovës janë paraparë mbi 7 milion euro investime në këtë komunë.

“Një ndër ato është ujësjellësi për tërë vendbanimet e Komunës së Likovës edhe atë nga fshatiLikovë, Hotël e Mateç, që kap një vlerë prej rreth 500 mijë eurove, e që financohet nga Ministria e Ambijentit jetërsor dhe planifikimit hapsinor dhe Komunës së Likovës. Gjithashtu në fshatin Mateç dhe në fshatin Hotël në ndërtim e sipër është rrjeti primar i kanalizimit fekal. Ndërkaq në fshatin Likovë vazhdon ndërtimi i shtratit të lumit, sikurse edhe në fshatin Sllupçan ku gjithashtu është duke u ndërtuar shtrati i lumit, shitotorja në anën e djathtë, kurse në proces e sipër është ndriçimi publik dhe shëtitorja në anën e majtë, që vlera momentale në komunën e Likovës sështë mbi 1 milion euro, ndërsa për vitin 2018 janë paraparë investime në rrugën regjionale, Ropalc- Mateç-Hotë- Likovë, për të cilën kontrata tashmë është nënshkruar, muajin e ardhshëm do të filloje realizimi i kësaj rruge. Të them se gjatë vitit 2018, në bazë të buxhetit të siguruar pritet të investohen rreth 7 milion euro në proekte kapitale“, deklaroi Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës.

Vlenë të përmendet se kompanitë të cilat i kryejnë të gjitha këto punime, kanë angazhuar dhjetra punëtorë po të kësaj komune.

Me rrespekt,

SHERBIMI PER INFORMIM I KOMUNES SE LIKOVES.

Video:

Flet kryetari, m-r Erkan Arifi për investimet në Komunën e Likovës

Fotografi:

Përfundon plani urbanistik lokal për Zonë të lirë industriale në f. Nikushtak (Foto)

Plani urbanistik lokal per Zone te lire industriale ne f. Nikushtak, perfundon,

Pas perfundimit te punimit te planit urbanistik lokal me destinim per Zone te lire industriale, ne f.Nikushtak, para disa ditëve, Kryetari i Komunes se Likoves, m-r Erkan Arifi, pati takim me investitore te huaj serioz, te cilet me veç posedojn ne vende te Europes Perendimore, kompani me renome nderkombetare dhe shume profitabile.

Kryetari, investitorit te mundshem i garantoi se ai se bashke me Keshillin komunal dhe administraten komunale, do te jen ne sherbim te tyre 24 ore, per cdo nevoje te tyre, ku ua beri ne dije se gjithcka qe lejojn dispozitat ligjore dhe nenligjore ne fuqi, sa i perket taksave dhe tatimeve komunale, qe ka mundesi do te clirohen plotesisht apo ato te jen simbolike, vetem e vetem te investohet, me cka do te arrijm te ulim papunesine, pasi eshte per te gjithe prioritet mbi prioritet.

Me rrespekt,

Sherbimi per informim i Komunes se Likoves.
26815241_1908572872792120_2837950691096686180_n

p6

Net 619/466-0622 5 nonfiction book writing mistakes and their portal right there solutions write nonfiction now

Dhurohet automjeti – Furgon(Kombi) për Klubin futbollistik “Besa” (Foto)

Pas vendimit te Keshillit komunal, per dhenien ne shfrytezim te automjetit – kombit, klubit futbollistik “Besa” f.Sllupcan, i cili eshte i vetmi nga klubet futbollistike qe garon ne Ligen e trete, gjate dites sotme, Kryetari i Komunes se Likoves, m-r Erkan Arifi, beri dorezim – pranimin.

Komuna e Likoves, gjithmon do te jap maksimumin qe ne baze te mundesive te veta, te jet sa me afer te gjitheve, vetem e vetem te zhvillohet sporti sa me shume.

Me rrespekt,

Sherbimi per informim i Komunes se Likoves.

kom13

My favorite tool for boosting the productivity cheap essay for https://justbuyessay.com is the music

550 vite nga vdekja e Skenderbeut (Foto)

Nga sot (17 janari 2018) dhe pergjatë vitit 2018, me aktivitete kulturore, shkencore dhe akademike do të kujtohet dhe do të ndriçohet në shumë dimensione figura e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, ne menyre zyrtare ne tri kryeqendrat shqiptare, Tirane, Prishtine dhe ne Shkupin tone, ku pjesemarres ishte edhe Kryetari i Komunes se Likoves, m-r Erkan Arifi.

Me rrespekt,

Sherbimi per informim i Komunes se Likoves.
skende

Januar 2017 um 01 48 ich hausarbeit-agentur.com bin mir da nicht so sicher, mein enkelkind wurde gut gefördert bei der frühförderung und beim logopädischem unterricht

Filloi sanimi i problemëve me ndriçimin publik (Foto)

Fillon sanimi i problemeve ne ndricimin publik edhe ate ndrrimi i poçeve elektrike ne shtyllat ku ato jan jo funksionale.

Njeherit iu bejm me dije se intervenime do te ket ne cdo lokalitet dmth pa perjashtime, mirepo pasi te gjithe e dijm se cdokund sa i perket ndricimit publik, defektet jan te shpeshta, kjo ndikon edhe ne marrjen e nje kohe te konsiderueshme per sanim.

Por, iu garantojm se do japim maksimumin sipas te gjitha mundesive, qe te jemi sa me shume ne sherbim te bashke qytetareve tane.

Me rrespekt,

SHERBIMI PER INFORMIM I KOMUNES SE LIKOVES.
1

Your tips are valuable and there are some that I companies that write essays did not try yet at least not in a conscious way

FILLOI PASTRIMI I SHTRATIT TË LUMIT NË FSHATIN LLOJAN (Foto)

Pas vizitës së para disa ditëve nga ana e Kryetarit të Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, që iu bë fshatit Llojan përveç se u vëzhguan punët e realizuara, ashtu siç theksuam atë ditë u debatua edhe për prioritete të tjera .
Ku një ndër to, nga të gjithë banorët u kërkua që të intervenohet sa më shpejt në pastrimin e shtratit të lumit, pasi që gjendet në mes fshatit dhe i jep një pasqyrë ndryshe bukurisë së tij.
Për shkak të faktit se edhe nga vet Kryetari u pa nga afër gjendja, ai menjëher angazhoi makinerinë e nevojshme për pastrim.

Ku njëherit jo vetëm nga llojanasit por edhe nga banorët e fshatrave tjerë, kërkojm qe të gjithë sa më shumë që është e mundur të kontribojm ne ruajtjen e pastërtise në komunën tonë.

Me rrespekt,

SHËRBIMI PËR INFORMIM I KOMUNËS SË LIKOVËS.
26239013_1904840376498703_4461731736448427243_n

LLOJANASIT SI GJITHMON, VLERËSOJN PUNËT

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, ishte për vizitë në fshatin Llojan, ku u mirëprit vëllazërisht nga banorët e lagjeve, ku para pak kohësh përfunduan punimet për dy rrugica të cilat u realizuan nga projekti tani më i njohur nga të gjithë ,,Bashkë ndërtojmë,,.
Rrugica e parë që u vizitua ishte tek lagja e ,,Nuhijallarëve,, dhe rrugica tjetër tek familja ,,Kasumi,, , ku njëherit u vizitua edhe rrugica tek familja ,,Agushi,, , në të cilën më veç një pjesë bukur e madhe e materjalit të nevojshëm është dorëzuar, por punimet do të fillohen kur të krijohen kushtet e përshtatshme.

Nga të gjithë banorët iu shpreh falemenderim i madh për këto investime të përbashkëta, ku Kryetari gjithëashtu edhe ai i falemenderoi shumë për bashkëpunimin e ngushtë si gjithmon llojanasit, pasi në këtë drejtim, gjithmon janë të gatshëm, prandaj edhe lirisht mund të themi se pjesa dërmuese e rrugicave më në këtë fshat thuaj se më veç se kan përfunduar, ku gjithëashtu përmendi edhe faktin se llojanasit kan realizu rrugica tërësisht vet nga banorët.

Gjithëashtu Kryetarit i pëlqeu edhe përkujdesja që i bëhet fidaneve të mbjellura përgjat lumit, të cilave nga vet banorët iu është rregullu ujitja me sistemin ,,pikë pikë,, , ku njëherit bëri apel edhe te banorët e fshatrave tjerë që edhe ata të përkujdesen për fidanet, nëse nuk munden me këtë sistem, së paku gjatë thatësirave ti ujisin ashtu siç kan mundësi.
Pastaj përshëndeti edhe fillimin e punimeve të rregullimit të rrugës për në fshatin Strazhë, gjithëashtu projekt i filluar nga vet banorët, ku i tha se premtimin që ua ka dhën se edhe ai do ti ndihmoj shumë shpejtë edhe do ta realizoj.
Në fund, nga banorët, Kryetari u ftua për një kafe, ku u diskutuan edhe projekte të tjera të cilat janë prioritare për këtë fshat, ku Kryetari iu siguroi se edhe ato punë do të bëhen realitet, pasi që shumë shpejt veç do të mirren hapa konkret.

Me rrespekt,

SHËRBIMI PËR INFORMIM I KOMUNËS SË LIKOVËS.
26239258_10155861637168930_7793380080791764911_n

In der jury bachelorarbeit schreiben lassen kosten saßen vertreter von wirtschaft, wissenschaft, schule und politik

Transparent dhe informues

– Transparent dhe informues,

– Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës, për të parën herë në Komunën tonë, me iniciativën e Kryetarit m-r Erkan Arifi, u prezentua dhe u debatua propozim buxheti për vitin 2018-të. Të pranishëm ishin qytetarë nga të gjitha vendet në Komunën tonë. U bisedua për projektet madhore çka do realizohen, por edhe për shumë gjëra të tjera që qytetarët kanë nevoj.

– Urojmë që të gjithë së bashku të kontribojmë për realizimin e punëve me sukses dhe ndershmëri. Vlen të ceket se për vitin 2018-të janë të parapara të realizohen punë me vlerë prej 8.5 milion euro. Juve ju mbetet që ta keni respektin dhe qetësinë, pasi besojmë sigurt se me përkrahjen e pushtetit qëndror, ne do arrijmë që punët e parapara të kryhen me sukses.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.
25353814_10155802935278930_1728328147669475683_n

I pop over here listen to crystal bowls, buddhist mantras and chants, and motzart

NJOFTIM PËR VAZHDIMIN E AFATIT PËR LEGALIZIMIN E OBJEKTEVE

Të nderuar qytetarë,

Јu njoftojmë se me ndryshimet e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (,,Gz. Zyrtare e R.M.-së,, nr.190/2017), pronarët e objekteve të cilat kanë mbaruar së ndërtuari përfundimisht më 3 mars të vitit 2011 dhe që paraqesin tërësi ndërtimore dhe funksionale, kanë të drejtë të parashtrojn kërkesë për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje nga data 01.01.2018 deri më datë 31.12.2018.

Kërkuesve, të cilëve deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, iu është refuzuar kërkesa për shkak të dokumentacionit të pakompletuar të përcaktuar me nenin 6, 7 dhe 8 të Ligjit për veprim te objekteve të ndërtuara pa leje (Gz. zyrtare e R.M.-së, nr. 23/11, 54/11, 155/12, 53/11, 72/13, 44/14, 115/14, 199/14, 124/15, 129/15,217/15 dhe 31/16), mund të dorëzojnë prap kërkesë të re në afat prej gjashtë muajsh nga dita e fillimit të zbatimit të ndryshimit të këtij ligji, konkretisht deri më datë 30.06.2018.

Kërkuesit të cilët nuk kanë dorëzuar elaborat gjeodezik për përcaktimin e gjendjes faktike të objektit të ndërtuar pa leje në afatet nga neni 15 paragrafi (2) dhe neni 17 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (Gz. zyrtare e R.M.-së,, nr. 217/15), konkretisht kërkuesit të cilët kanë bërë kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje në vitet 2015/2016, mund të dorëzojnë elaborat gjeodezik për përcaktim të gjendjes faktike të objektit pa leje, më së voni deri më 30.06.2018.

Me respekt,

SHËRBIMI PËR INFORMIM I KOMUNËS SË LIKOVËS.

When it comes to media outreach today, less essay outline online is more