Aktivitete

Transparent dhe informues

– Transparent dhe informues,

– Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës, për të parën herë në Komunën tonë, me iniciativën e Kryetarit m-r Erkan Arifi, u prezentua dhe u debatua propozim buxheti për vitin 2018-të. Të pranishëm ishin qytetarë nga të gjitha vendet në Komunën tonë. U bisedua për projektet madhore çka do realizohen, por edhe për shumë gjëra të tjera që qytetarët kanë nevoj.

– Urojmë që të gjithë së bashku të kontribojmë për realizimin e punëve me sukses dhe ndershmëri. Vlen të ceket se për vitin 2018-të janë të parapara të realizohen punë me vlerë prej 8.5 milion euro. Juve ju mbetet që ta keni respektin dhe qetësinë, pasi besojmë sigurt se me përkrahjen e pushtetit qëndror, ne do arrijmë që punët e parapara të kryhen me sukses.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.
25353814_10155802935278930_1728328147669475683_n

I pop over here listen to crystal bowls, buddhist mantras and chants, and motzart

NJOFTIM PËR VAZHDIMIN E AFATIT PËR LEGALIZIMIN E OBJEKTEVE

Të nderuar qytetarë,

Јu njoftojmë se me ndryshimet e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (,,Gz. Zyrtare e R.M.-së,, nr.190/2017), pronarët e objekteve të cilat kanë mbaruar së ndërtuari përfundimisht më 3 mars të vitit 2011 dhe që paraqesin tërësi ndërtimore dhe funksionale, kanë të drejtë të parashtrojn kërkesë për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje nga data 01.01.2018 deri më datë 31.12.2018.

Kërkuesve, të cilëve deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, iu është refuzuar kërkesa për shkak të dokumentacionit të pakompletuar të përcaktuar me nenin 6, 7 dhe 8 të Ligjit për veprim te objekteve të ndërtuara pa leje (Gz. zyrtare e R.M.-së, nr. 23/11, 54/11, 155/12, 53/11, 72/13, 44/14, 115/14, 199/14, 124/15, 129/15,217/15 dhe 31/16), mund të dorëzojnë prap kërkesë të re në afat prej gjashtë muajsh nga dita e fillimit të zbatimit të ndryshimit të këtij ligji, konkretisht deri më datë 30.06.2018.

Kërkuesit të cilët nuk kanë dorëzuar elaborat gjeodezik për përcaktimin e gjendjes faktike të objektit të ndërtuar pa leje në afatet nga neni 15 paragrafi (2) dhe neni 17 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (Gz. zyrtare e R.M.-së,, nr. 217/15), konkretisht kërkuesit të cilët kanë bërë kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje në vitet 2015/2016, mund të dorëzojnë elaborat gjeodezik për përcaktim të gjendjes faktike të objektit pa leje, më së voni deri më 30.06.2018.

Me respekt,

SHËRBIMI PËR INFORMIM I KOMUNËS SË LIKOVËS.

When it comes to media outreach today, less essay outline online is more