Aktivitete

Njoftim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër, ditë e premte, me dt.20.03.2020, do të bllokohet rruga prej te ura e parë në f.Hotël, e deri tek ura e tretë në hyrje të f.Mateç (gjegjësisht bllokohet rruga nga f.Likovë e deri në f.Mateç).

Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri të urave të ndërtuara nga Komuna e Likovës.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 10:00 deri 15:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Njoftim

– Njoftim,

– Të nderuar banorë të Komunës së Likovës dhe më gjërë, duke e ditur se Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi që nga fillimi i mandatit ka sjellur vendim që çdo ditë e enjte e secilës javë pranon banorët për të ndëgjuar dhe koordinuar nevojat e tyre, udhëzimet si dhe sugjerimet e tyre, andaj ju njoftojmë se takimet do të anulohet deri në stabilizimin e gjendjes në shtet në bazë të rekomandimeve të qeverisë së RMV-ut.

– Me respekt,

– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Informim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër, ditë e mërkurë, me dt.18.03.2020, do të bllokohet rruga prej te ura në f.Mateç, ura afër Xhamisë së fshatit Mateç e deri tek rruga që lidhet me fshatin Vishticë, apo qendra e fshatit. Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri me gjatësi prej 400 metra.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 08:00 deri 18:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Informim për rrugën regjionale Likovë-Hotël-Mateç

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër me dt.06.03.2020, ditë e premte, do të bllokohet rruga që nga kafja Relax në hymje të f.Mateç e deri tek ura afër Xhamisë së fshatit Mateç. Qëllimi i bllokimit është për shkak se do të bëhet shtrimi me asfalt të ri me gjatësi prej 900 metra gjatësi.

Bllokimi i rrugës do të ndodhë në periudhën prej ora 09:00 deri 17:00.

Faleminderit për mirkuptimin,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

Informim

Të nderuar banorë të Komunës së Likovës,

Ju informojmë se nesër me dt.05.02.2020, ditë e mërkurë, fshatrat si: Opaja, Likova dhe Hotla nuk do të kenë furnizim të rrymës elektrike nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Ky lajmërim bëhet me shkresë nga EVN- Kumanovë.