Konkurs për bursë 2021

Në bazë të Aktvendimit për formimin e komisionit për ndarjen e bursave për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë në universitet publike për vitin studimor 2020/2021, me nr. 09-94/1 të dt. 22.12.2019 dhe programit për aktivitetet në Komunën e Likovës në fushën e dhënies për vitin 2021, me nr.08-1047/9 të dt.22.12.2020– bursa për studentë,  Komuna e Likovës shpall:

Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike, që janë me vendbanim të përhershëm në Komunën e Likovës.

Komuna e Likovës për vitin akademik 2020/2021 do të ndajë bursa për 20 studentë të rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në universitetet publike edhe atë sipas llojeve vijuese:

TIPI A – 5 bursa për studentët me notë mesatare më të madhe

  • Nota mestatare të mos jetë më e vogël se 8,00.

TIPI B – 5 bursa për studentët e fakulteteve të shkencave natyrore, mjekësore dhe teknike, drejtimet: matematikë, fizikë, mjekësi e përgjithshme, stomatologji, farmaci, elekro, maqineri, gjeodezi, ambient jetësor, ndërtimtari dhe arkitekturë.

  • Nota mesatare më e madhe do të ketë përparësi

TIPI C – 10 bursa për studentët që janë të kategorisë sociale.

  • Vërtetim për të hyrat familjare prej Drejtorisë për të hyra publike ( të dy prindërve)
  • Nota mesatare më e madhe do të ketë përparësi

KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE

Të drejtë për bursë kanë studentët që janë të regjistruar në studime deri diplomike që i plotësojnë këto kushte:

  1. Të jenë student të rregullt
  2. Mos të ken përsërit vit gjatë studimeve
  3. Mos të jenë shfrytëzues të ndonjë burse ose kredie nga ndonjë institucion ose kompani tjetër dhe
  4. Të jenë shtetas të RM-së.

MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Studentët e interesuar dokumentet e nevojshme i dorëzojnë në Arkivin e Komunës së Likovës edhe atë duke filluar nga data: 01.02.2021 deri më datë: 16.02.2021 dhe njëherit mund të dorëzohen edhe përmes postës në adresën: Komuna e Likovës, f.Likovë, 1307.

LARTËSIA E BURSËS

Lartësia e bursës për studentë do të jetë në shumë prej 1350,oo denarëve në muaj, në afat prej 9 muajve gjatë studimeve.

DOKUMENTET E NEVOSJHME

– Kërkesë për aplikim në konkurs (të potencohet se për cilin tip konkuron)

– Deklaratë e kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër

– Kopje të shtetësisë së RM-së

– Kopje të indeksit (fotokopje e indeksit në tërësi).

Konkursi do të shpallet në web – faqen zyrtare të Komunës së Likovës: www.komunaelikoves.gov.mk dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Likovës.

                                                                                                  Komuna e Likovës