Komuna e Likovës së shpejti me ujësjellës (Foto)

– Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi, në ambientet e Ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, ishte në takim zyrtar me Ministrin, z. Naser Nuredini, në të cilin takim u bisedua për realizimin e projektit për ndërtimin e rezervuarit të sedimentit në impiantin për pastrimin e ujit të pijshëm në komunën tonë.

Me këtë rast, është lidhur Aneksi i marrëveshjes, sipas të cilit projekti duhet të realizohet plotësisht deri më 15 dhjetor të këtij viti.- Gjithashtu prezent ishin edhe përfaqësuesit e mbikëqyrjes profesionale ” Hidro Energo inzhinering ” , dhe realizuesi i punimeve, ” Vardar Gradba ” .