Pastrohen rrugët kryesore (Foto)

“N.K.P. ,,PISHA,, ANGAZHON MAQINERINË QË KA NË DISPOZICION DHE MJETE TË TJERA TË NEVOJSHME NGA KOMPANI TË TJERA, PËR PASTRIMIN E RRUGËVE KRYESORE NGA BORA NË TERRITORIN E KOMUNËS SË LIKOVËS”

Drejtori i N.K.P ,,Pisha,, , në konsultim dhe në bashkëpunim me Kryetarin e komunës, që nga dita e djeshme, po edhe sot më intenzivisht, aktivizuan të gjithë maqinerinë që disponojn vet, po edhe të një kompanie tjetër që të intervenojn në pastrimin e rrugëve kryesore në të gjitha fshatrat fushore.

Gjatë ditës djeshme u intervenua, në fshatrat: Vishticë, Nikushtak dhe tek stacioni shëndetësor, ndërsa gjatë ditës sotme, në akset rrugore, Orizare-Sllupçan, Sllupçan-Vaksincë, Vaksincë-LLojan dhe Vaksincë-Hekurudhë Reçicë, tek çerdhja, po edhe në lokacione tjera kryesore, ku ne shumicën e rrugëve përveç se u bë pastrimi me bager, njëherit u hodh edhe krypë e nevojshme, që mos te vije deri tek paraqitja e madhe e akullit.

Njëherit ju njoftojm, se edhe tani e përcjellim nga afër situatën edhe në bazë të nevojës do të angazhohemi prap, që intervenimi të jet sa më i shpejtë që është e mundur.

Gjithmon në shërbim të qytetarëve, me të gjitha kapacitet dhe mundësitë që disponojm.

Ne fund nje apel deri tek te gjithe vozitesit qe te ken kujdes gjate vozitjes pasi kushtet atmosferike kerkojn nje gje te tille.

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.

FB_IMG_1519838129529 FB_IMG_1519838151406 FB_IMG_1519838156021

We closed with the all-important online school help after-hours contact information to show we were serious about getting our client coverage