Kryetari m-r Erkan Arifi takon nga afër banorët e f.Nikushtak (Foto)

Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, vazhdon me takimet e rregullta me banorë,

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, vazhdoi me takimet e rregullta me banorët, edhe ate ishte në fshatin Nikushtak, ku nga afër u njoftua lidhur me punët që janë prioritare për këtë fshat, edhe pse gjatë përgatitjes së planeve e programeve të ndryshme zhvillimore veç me dihen, por prap se prap takimi i drejtëpërdrejtë është edhe më rezultativ.

Kryetari i njoftoi nikushtakasit, se për atë fshat, për këtë vit janë paraparë të kryhen punë në rregullimin e disa rrugicave me pllaka të bekatonit, vendosjen e nxemjes qendrore në shkollën fillore, e cila më veç i ka kaluat të gjitha fazat si në komunë, po edhe në Qeveri e në Ministrinë e arsimit, që nga shtatori më do të jet si subjekt juridik në vete, edhe ate së bashku me shkollën periferike të f.Ropalcë, ku emrin do mbajë, Shkolla fillore komunale ,,5 Tetori,, f.Nikushtak, Komuna e Likovës.

Gjithëashtu, i njoftoi se gypi i ujësjellësit prej tek varrezat e fshatit Mateç do të vazhdoj përmes fshatit Vishticë e do të arrij deri në Nikushtak, e po ashtu edhe do të punohet projekt themelor për rekonstruimin e një rrugice me asfalt në brendësi të fshatit e cila aktualisht është e dëmtuar jo pak, e për vitin 2019 edhe të realizohet.

Nikushtakasit, kërkuan nga komuna që të kujdesen edhe më shumë për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, ku Kryetari i njoftoi se në këtë drejtim është ka punohet intenzivisht, por rradha i ka ra që Nikushtaki për shkak të pozitës që ka të mbetet në fund, dmth është fillu nga Llojani, Vaksinca e Sllupçani, ku më me ato fshatra intervenimi ka mbaru e do vazhdohet me rend në çdo fshat.

Takimet e këtilla të drejtëpërdrejta me banorët do të vazhdojn edhe në të ardhmen, me qëllimin e vetëm që të jemi sa më afër banoreve çdoher, e jo vetëm gjatë proceseve zgjedhore.

Me rrespekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.
FB_IMG_1518558224285
FB_IMG_1518558232202

Circle the -ly words and each use of very, and sit down with your thesaurus writing paper to https://paperovernight.com/ and replace them with power words that describe or show emotion