Komuna dhe Kryerari z.Arifi gati për investime në shkolla (Foto)

,,Synimi jonë është të sigurojm kushte sa më cilësore për zhvillimin e proçesit edukativo -arsimor në shkollat e komunës tonë,,

Me kënaqësi të veçantë, ju njoftojmë se Komuna e Likovës ka siguruar mjete financiare të mjaftueshme, për çka edhe shumë shpejtë edhe do miratohet Vendimi nga Këshilli komunal, ku duhet theksuar se janë paraparë këto punime për këtë vit:

-Instalimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore të f.Vishticë, rekonstruimi i shkollës mbrenda dhe jashtë,
– Insatlimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore të f.Ropalcë, rikonstruimi shkollës mbredna dhe jashtë ,
– Instalimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore të fshatit Nikushtak,
– Instalimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore qendrore ,,Rilindja,, (pjesa pa nxemje qendrore), ndrrimi i dritareve dhe dyerve, nyjet sanitare dhe oborri i shkollës periferike në fshatin Llojan,
– Ndërtimi i terrenit të hapur sportiv me shumë dedikime në shkollën fillore të f.Ropalcë,
– Ndërtimi i terrenit të hapur sportiv me shumë dedikime në shkollën fillore të f.Opajë,

Vlen te përmendet se për instalimin e nxemjes qendrore të shkollës fillore ,,Faik Konica,, f.Sllhpçan, mjetet janë siguruar nga Banka botërore, ku gjat pushimit veror punët do të kryen.

Nga e gjitha kjo më lartë që u tha, shikojm se do i kaloj të kaluarës më nxemja në shkollat tona me koftorë që bëjn jo pak pa pastërti, të gjitha më nxemjen do e bëjn me nxemje qendore, e gjithëashtu njejtë të kaluarës do ti takojn edhe dyshemet me dërrasa e patoze.

Të dashur mësimdhënës dhe nxënës, ju informojmë se ky është vetëm hapi i parë që po ndërmerret për përmirësimin e kushteve hapësinore në suaza të shkollave, me qëllim të përmisimit të kushteve për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.

Së bashku, do të ju mundësojm fëmijëve tanë të dashur kushte dhe hapësira më cilësore në ambientet shkollore.

Me rrespekt,

Shërbimi për informim Komuna e LikovesFB_IMG_1518374000686

Or share your best productivity tips or https://paperovernight.com hacks