Kryetari m-r Erkan Arifi takon arkitektin e ri nga Sllupçani (Foto)

Kryetari i Komunes së Likovës, m-r Erkan Arifi, takim pune me arkitektin e ri, Lavdrim Rexhepi, i njohur jo vetëm në regjionin tonë, po edhe shumë më gjërë

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, në zyrat e kabinetit të tij, kishte takim konsultativ – profesional me njërin ndër arkitektët e rinj më të njohur në nivel shtetëror, z. Lavdrim Rexhepi, i cili i prezentoi Kryetarit, projektin ideor ,,Rregullimi infrastrukturor i f.Sllupçan,, , i cili njëherit edhe ka qenë si temë e tij gjatë magjistraturës në Fakultetin e Arqitekturës në Univerzitetin ,,Kiril dhe Metodij,, – Shkup.

Kryetari mbeti i kënaqur shumë nga idetë e paraqitura të arkitektit, Rexhepi, pasi gjatë sqarimeve detale që i shpjegonte, vërtetonte dhe dëshmonte edhe më shumë profesionalizmin e tij, tani më te njohur edhe në nivel shtetëror si gjatë studimeve, po edhe magjistraturës.

Kryetari, m-r Erkan Arifi, gjithmon do të vazhdoj të konsultohet dhe të bashkëpunoj me kuadro profesionale, të cilët do të ken mbështetje të pa rezervë dhe derën hapur në në çdo kohë, pasi mundësitë për rezultate, në të mirë të të gjithëve janë shumë më të mëdhaja.

Me rrespekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.
20180207_170836

FB_IMG_1518045154255

Gegen hausarbeit schreiben lassen by https://hausarbeit-agentur.com unverbindliche betreuungsangebote hat, natürlich, kaum jemand etwas