Projekte me vlera të mëdha, 7 milion euro investime për vitin 2018-të (Foto+Video)

Në Komunën e Likovës, në realizim e sipër janë një sërë prejektesh kapitale, që janë në interes të banorëve të Komunës së Likovës, si ujësjellësi, kanalizimi fekal, asfaltimi i rrugëve e të tjera. Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës deklaroi se për sivjet nga buxheti i Qeverisë dhe ai i Komunës së Likovës janë paraparë mbi 7 milion euro investime në këtë komunë.

“Një ndër ato është ujësjellësi për tërë vendbanimet e Komunës së Likovës edhe atë nga fshatiLikovë, Hotël e Mateç, që kap një vlerë prej rreth 500 mijë eurove, e që financohet nga Ministria e Ambijentit jetërsor dhe planifikimit hapsinor dhe Komunës së Likovës. Gjithashtu në fshatin Mateç dhe në fshatin Hotël në ndërtim e sipër është rrjeti primar i kanalizimit fekal. Ndërkaq në fshatin Likovë vazhdon ndërtimi i shtratit të lumit, sikurse edhe në fshatin Sllupçan ku gjithashtu është duke u ndërtuar shtrati i lumit, shitotorja në anën e djathtë, kurse në proces e sipër është ndriçimi publik dhe shëtitorja në anën e majtë, që vlera momentale në komunën e Likovës sështë mbi 1 milion euro, ndërsa për vitin 2018 janë paraparë investime në rrugën regjionale, Ropalc- Mateç-Hotë- Likovë, për të cilën kontrata tashmë është nënshkruar, muajin e ardhshëm do të filloje realizimi i kësaj rruge. Të them se gjatë vitit 2018, në bazë të buxhetit të siguruar pritet të investohen rreth 7 milion euro në proekte kapitale“, deklaroi Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës.

Vlenë të përmendet se kompanitë të cilat i kryejnë të gjitha këto punime, kanë angazhuar dhjetra punëtorë po të kësaj komune.

Me rrespekt,

SHERBIMI PER INFORMIM I KOMUNES SE LIKOVES.

Video:

Flet kryetari, m-r Erkan Arifi për investimet në Komunën e Likovës

Fotografi: