LLOJANASIT SI GJITHMON, VLERËSOJN PUNËT

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi, ishte për vizitë në fshatin Llojan, ku u mirëprit vëllazërisht nga banorët e lagjeve, ku para pak kohësh përfunduan punimet për dy rrugica të cilat u realizuan nga projekti tani më i njohur nga të gjithë ,,Bashkë ndërtojmë,,.
Rrugica e parë që u vizitua ishte tek lagja e ,,Nuhijallarëve,, dhe rrugica tjetër tek familja ,,Kasumi,, , ku njëherit u vizitua edhe rrugica tek familja ,,Agushi,, , në të cilën më veç një pjesë bukur e madhe e materjalit të nevojshëm është dorëzuar, por punimet do të fillohen kur të krijohen kushtet e përshtatshme.

Nga të gjithë banorët iu shpreh falemenderim i madh për këto investime të përbashkëta, ku Kryetari gjithëashtu edhe ai i falemenderoi shumë për bashkëpunimin e ngushtë si gjithmon llojanasit, pasi në këtë drejtim, gjithmon janë të gatshëm, prandaj edhe lirisht mund të themi se pjesa dërmuese e rrugicave më në këtë fshat thuaj se më veç se kan përfunduar, ku gjithëashtu përmendi edhe faktin se llojanasit kan realizu rrugica tërësisht vet nga banorët.

Gjithëashtu Kryetarit i pëlqeu edhe përkujdesja që i bëhet fidaneve të mbjellura përgjat lumit, të cilave nga vet banorët iu është rregullu ujitja me sistemin ,,pikë pikë,, , ku njëherit bëri apel edhe te banorët e fshatrave tjerë që edhe ata të përkujdesen për fidanet, nëse nuk munden me këtë sistem, së paku gjatë thatësirave ti ujisin ashtu siç kan mundësi.
Pastaj përshëndeti edhe fillimin e punimeve të rregullimit të rrugës për në fshatin Strazhë, gjithëashtu projekt i filluar nga vet banorët, ku i tha se premtimin që ua ka dhën se edhe ai do ti ndihmoj shumë shpejtë edhe do ta realizoj.
Në fund, nga banorët, Kryetari u ftua për një kafe, ku u diskutuan edhe projekte të tjera të cilat janë prioritare për këtë fshat, ku Kryetari iu siguroi se edhe ato punë do të bëhen realitet, pasi që shumë shpejt veç do të mirren hapa konkret.

Me rrespekt,

SHËRBIMI PËR INFORMIM I KOMUNËS SË LIKOVËS.
26239258_10155861637168930_7793380080791764911_n

In der jury bachelorarbeit schreiben lassen kosten saßen vertreter von wirtschaft, wissenschaft, schule und politik

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.