” EDHE NIKUSHTAKU E VISHTICA PO BËHEN ME SISTEM TË UJIT TË PIJSHËM ”
Pas kompletimit të dokumentacioit teknik nga ana e Komunës së Likovës gjatë seancës së djeshme të Qeverisë u miratua Informacioni për prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për furnizim me ujë në vendbanimet: Nikushtak dhe Vishticë me shahtë lidhëse në sistemin e furnizimit në Likovë, duke u siguruar mjete nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2023 të nevojshme për përfundimin e dy rrjeteve të ujësjellësit, me të cilët të dy fshatrat nga do të kyçen në sistemin për furnizim me ujë të pijshëm.