– ,,Në vitin 2018 përfundoj edhe Projekti kapital i rregullimit të shtratit të lumit të fsh.Likovë,,.
– Në vitin 2018 u bë pergaditja e dokumentacionit teknik me te gjitha fazat e nevojshme, edhe atë:
– Projekti kryesor për rrejetin sekondar të ujit për pije të fsh.Orizare,
– Projekti kryesor për rrjetin sekondar të ujit për pije të fsh.Likovë,
– Projekti kryesor për rrjetin sekondar të ujit për pije për fsh.Sllupçan,
– Projekti kryesor për rrjetin sekondar të ujit për pije për fsh.Mateç,
– Projekti për rikonstruimin e shkolles, rregullimin e oborrit, vendosjen e nxemjes në SH.F.K. ,,Rilindja” fsh.Llojan,
– Projekti për rikonstruimin e shkollës, rregullimin e oborrit, vendosjen e nxemjes në SH.F.K. ,,Faik Konica,, fsh.Sllupçan,
– Projekti për rikonstruimin e shkollës, rregullimin e oborrit, vendosjen e nxemjes, rrethojen e terenit sportiv në SH.F.K. ,,5 Tetori,, fsh.Nikushtak,
– Projekti për rikonstruimin e shkollës, rregullimin e oborrit, vendosjen e nxemjes, tereni i hapur sportiv në SH.F.K.”5 Tetori,, njësia në fsh.Ropalcë,
– Projekti për rikonstruimin e shkollës, rregullimin e oborrit, vendosjen e nxemjes dhe rrethojen e terenit sportiv ne SH.F.K. ,,Kultura,, njesia fsh.Vishticë,
– Projekti për rregullimin e oborrit dhe rrethojen e terenit te hapur aportiv në SH.F.K
“Kultura,, fsh.Mateç,
– Projekti për ndërtimin e terenit të hapur sportiv në SH.F
K. “7 Marsi,,fsh.Opajë,
– Projekti për ndërrimin e çatisë në SH.F.K
,,Dituria,,fsh.Likovë,
– Projekti për sistemin kabinetik për të gjitha lendët në SH.F.K ,,Ismet jashari” f.Likovë,
– Projekti për rregullimin e lumit të Mateçit,
– Projekti për rregullimin e lumit hotlës,
– Projekti për rregullimin e oborrit të shtëpis së kulturës në f.Mateç,
– Projekti per rrugët lokale nga fsh.Vishticë për fsh.Mateç,
– Projekti për rrugen lokale në për fsh.Sllupçan,
– Projekti për rrugen lokale nga varrezat e fsh.Likovë në drejtim të pendës.
– ,,Në vitin 2018-të përfundoj edhe Projekti kapital i rregullimit të shtratit të lumit të fsh.Sllupçan”.
– ,,Në vitin 2018 filloj edhe Projekti kapital i filterstacionit për ujë të pijshëm për tërə vendbanimet e Komunës së Likoves,,.
“Vetëm gjatë vitit të parë të mandatit – 2018-ës, Kryetari i Komunës së Likovës z. Erkan Arifi realizoi punime të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në gjatësi prej mbi 10 km apo 10.090 m”
Kryetari i Komunës së Likovës z. Erkan Arifi, që nga fillimi prioritet i ka dhën projekteve infrastrukturore që jan të patjetërsueshme për kushte normale dmth mirëmbajtjen e rrugëve, ujin e pijshëm dhe kanalizimin fekal.
Ku vetëm gjatë vitit të parë të mandatit – 2018-së janë kryer punë të rrjetit të kanalizimit në gjatësi prej mbi 10 km apo 10.090 m, ku një pjesë janë realizuar komplet nga vet komuna, edhe ate në fshatrat:
1. Mateç rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1936 m ;
2. Hotël rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1460 m dhe
3.Vaksincë rrjet kanalizimi në gjatësi prej 2567 m.
Gjithëashtu rrjet kanalizimi është realizuar nga projekti tani më i njohur nga të gjithë ” Bashkë për komunën që duam”, ku komuna ua ka siguruar materjalin e nevojshëm: gypat, shahtet dhe kapakët, ndërsa banorët vet punët ndërtimore.
Në këtë princip janë kryer punë në fshatrat:
1. Llojan rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1397 m;
2.Opajë rrjet kanalizimi në gjatësi prej 702 m;
3. Vishticë rrjet kanalizimi në gjatësi prej 1324 m;
4.Sllupçan rrjet kanalizimi në gjatësi prej 485 m dhe
5. Orizare rrjet kanalizimi në gjatësi prej 129 m.
Me projekte të këtilla do të vazhdojm edhe në vitet e tjera me qëllimin e vetëm që çdo qytetari të komunës tonë që ka objektin e banimit brenda tokës ndërtimore ti mundësojm kyçje në rrjetin e kanalizimit.
“Gypsjellësi kryesor për ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës drejt përfundimit të tërësishëm”
22 km apo 22.000 metër më veç janë realizuar punë ndërtimore gjatë vitit 2018 për gypsjellësin për ujë të pijshëm.
Theksojm se gjatë vitit 2018 janë realizuar punë ndërtimore në projektin kapital të ujësjellësit në të gjitha vendbanimet edhe ate në drejtimet:
*Likovë-Hotël-Mateç-Vishticë-Nikushtak.
*Sllupçan-Vaksincë-Llojan (Në përfundim e sipër) dhe
*Sllupçan-Opajë (Në përfundim e sipër).
Faleminderojm Ministrin e ambientit jetësor dhe planifimimit hapësinor z.Sadulla Duraku, për përkrahjen e plotë gjatë realizimit të këtij projekti kapital.
Projekti i filluar para disa muajsh për ndërtimin e kanalizimit fekal në f. Vishticë, tani më drejt përfundimit të tërësishëm.
Edhe ky projekt realizohet sipas principit tani më të njohur nga të gjithë, “Bashkë për komunëm që duam” , ku komuna ua siguron materjalin e nevojshëm, ndërsa punët vet banorët.
Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellt garancë për zhvillim.