APEL
– Të nderuar obligues tatimor të Komunës së Likovës, të gjithë Ju jeni dëshmitarë se periudhën e kaluar ju janë dorëzuar Aktvendimet për tatimet në pronë (në disa vendbanime ende shpërndahen), andaj bëjmë APEL deri te ju që t’i kryeni me kohë obligimet e juaja ndaj Komunës së Likovës.
– Në të kundërtën do të jemi të detyruar të fillojmë procedurat e nevojshme juridike.
– Mjetet e tubuara nga tatimet, Komuna e Likovës i shfrytëzon për investime në arsim, infrastrukturë, çështje sociale etj.
– Për më shumë informacione rreth tatimit në pronë, Ju lutemi që të drejtoheni deri te zyra jonë për tatime.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Likovës !
****