2 prilli është dita e personave të prekur me spektrin e autizmit,
Te shërbejë kjo dite për trajtimin e tyre të barabartë social, le të mbështesim fuqishëm në çdo hap prindërit e fëmijëve të prekur dhe te inkurajojmë punën e qendres per femij me nevoja te vecanta f.Orizare.
Qendra për fëmijë me nevoja të vecanta në f.Orizare trajton këto patologji:
•Përgaditje parashkollore
•Cregullim të Spektrit të Autizmit
•Sindromin Down
•Paaftësi intelektuale
•Vonesa gjuhësore
•Cregullime artikulimi
•Cregullime në të nxënë(disleksi,disgrafi,diskalkuli)
•Cregullime të komunikimit
-Disfagi
-Belbëzim
-Apraksi
Regjistrimet po vazhdojnë, trajtimi do të jetë pa pages.
Ju mirëpresim!
Linku nga facebook`i zyrtar i Komunës