” 2 Maji ” – Dita e Komunës së Likovës, n’a bashkon gjithmon,
Tradicionalisht Komuna e Likovës në bashkëpunim me Këshillin organizativ, në Sllupçan organizojn Tubim qendror, për nder të të gjithë dëshmorëve të rënë gjatë luftës së lavdishme të vitit 2001, po njëherit edhe Shpalljes së zonës së lirë.
22 vite më parë krismat e para të Brigadës 113 – Ismet Jashari Kumanova dhe shpallja e Karadakut zonë e lirë treguan vendosshmërinë tonë në kauzën e drejtë për liri dhe barazi.
Datën e sotme – 2 Majin, nuk guxojmë t’a humbim nga kujtesa e vegjëlisë, pasi e kemi për obligim që t’a përcjellim deri në përjetësi kujtimin dhe amanetin e dëshmorëve. Le të jetë ajo atdhedashuri e tyre frymëzim për të ndërtuar të ardhmen!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit! LAVDI!
Linku nga facebook`i zyrtar i Komunës